Balla: Këto zgjedhje mbaruan, të tjerat në qershor të 2021

Shqipëria

Balla: Këto zgjedhje mbaruan, të tjerat në qershor të 2021

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 12:11
Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një mbledhje falenderimi me Asambletë e Partisë Socialiste në Gramsh, Cerrik dhe Librazhd.

Balla tha se në 30 Qershor Partia Socialiste mori 15 mijë më shumë në Qarkun e Elbasanit në krahasim me vitin 2017. Ai bëri të qartë se zgjedhjet e ardhshme tashmë janë në vitin 2021.

Balla: “Këto zgjedhje mbaruan or miq. Të tjerat janë zgjedhjet e përgjithshme në qershor të vitit 2021, ta kemi të qartë se mos kanë mbetur dyshime.

Tani s’ka më llafe, tani ka punë. Duhet që sapo të hyjë kryetari të bëjë detyrat e rëndësishme që e presin.

Vota e 30 Qershorit ishte një votë, këtu në Cerrik, përtej votave të PS, prandaj edhe një herë mirënjohje të gjithëve.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat