Sa dalin nga Shqipëria djegin pasaportën, shqiptarët krijojnë trendin e shëmtuar

Shqipëria

Sa dalin nga Shqipëria djegin pasaportën, shqiptarët krijojnë trendin e shëmtuar

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 13:48
Pasaporta

Largimi i shqiptarëve nga vendi po shoqërohet jo vetëm me uljen e fuqisë punëtore dhe zhgënjimit të tyre nga vendi, por edhe me një “trend” i cili është kthyer tashmë në fokusin e debatit. Bëhet fjalë për djegien e pasaportave të Shqipërisë, sapo ata dalin nga atdheu.

Reagimet në rrjet për këtë çështje kanë vërshuar, dhe një prej tyre, aktivisti Genc Sejko thotë se ky është poshtërim i simboleve kombëtare

“Ka filluar një trend idiot, ku ata që largohen nga Shqipëria, djegin pasaportën në shenjë proteste. Pasaporta është e Republikës së Shqipërisë nuk është e qeverisë. Kur digjni pasaportën, digjni edhe simbolet kombëtare. Nuk ju urren Shqipëria. Ju urreni politika. Mësoni të bëni dallimin”, shkruan Genc Sejko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat