Familja e Azem Hajdarit thirret në gjyqin kundër Izet Haxhisë - Bota Sot
Familja e Azem Hajdarit thirret në gjyqin kundër Izet Haxhisë

Shqipëria

Familja e Azem Hajdarit thirret në gjyqin kundër Izet Haxhisë

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 16:34
Izet Haxhia

Gjykata e Tiranës ka kërkuar që familjarët e Azem Hajdarit të jenë prezent në procesin e rigjykimit ndaj Izet Haxhisë, njërit prej të dënuarve për atentatin ndaj ish-deputetit demokrat, e cilësuar edhe si vrasja e shekullit.

Seanca e mbajtur të premten në gjykatën penale të Tiranës është shtyrë për ti dërguar ftesën e pjesëmarrjes familjarëve të Azem Hajdarit, më saktësisht bashkëshortes dhe fëmijëve.

Pas vendimit për të shtyrë gjyqin, trupa vendosi që seanca e radhës të mbahet në datën 18 korrik.

Izet Haxhia ishte dënuar në mungesë, por pas arrestimit në Turqi dhe ekstradimit në Tiranë, kërkoi rivendosjen e çështjes në afat dhe rihapjen e çështjes.

Gjykatat shqiptare pranuan kërkesën e tij dhe prej muajsh kanë rinisur procesin gjyqësor për vrasjen e deputetit demokrat në shtator të vitit 1998. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...