Floida Kërpaçi: Me ikjen e të rinjve, Shqipërisë po i ikën e ardhmja

Shqipëria

Floida Kërpaçi: Me ikjen e të rinjve, Shqipërisë po i ikën e ardhmja

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 16:45
Floida Kërpaçi

am ndjerë shumë keq që Olta, një vajzë e re të cilën e njihja shumë mirë, studente ekselente dhe mjaft e zonja në profesionin e saj si fizioterapiste, u largua nga vendi ynë për të gjetur punësim e ndërtuar jetën në Gjermani!

Me ikjen e të rinjve, Shqipërisë po i ikën e ardhmja. Ata janë mjekët e së ardhmes, mësuesit, farmacistët, ekonomistët, gazetarët apo profesionistët e tjerë pa të cilët Shqipëria do shkojë keq e më keq!

Edi Rama dhe qeveria e bandave ka kapur shtetin, ka vrarë ëndrrat, nuk i ka dhënë asnjë mbështetje të rinjve! #ZEROMBËSHTETJE

Pas refuzimit kombëtar ndaj votimeve moniste të 30 qershorit, forca jonë do ta thyej këtë regjim që i shërben një grushti njerëzish dhe jo qytetarëve të Shqipërisë!

#8Korrik #Protesto #ShqipëriaShtëpiaJuaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat