Denoncimi/ “Po na heqin ndihmën ekonomike sepse nuk votuam”

Shqipëria

Denoncimi/ “Po na heqin ndihmën ekonomike sepse nuk votuam”

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 17:03
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një denoncim të fortë të mbërritur në adresë të tij nga një qytetar i cili thotë se është nga fshati Gjinar i Elbasanit.

Ai shprehet se më 30 Qershor, banorët e këtij fshati janë detyruar me zor të marrin pjesë në votime, dhe ata janë mbajtur shënim. Ndërkohë që sipas tij, personat që nuk kanë votuar janë paralajmëruar për heqjen endihmës ekonomike.

Postimi i Sali Berisha:

Edvin Kristaq Avdyii/Lala/Keshi nderpret ndihmen ekonomike per ata qe refuzuan narkofarsen moniste!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje zoti Berisha 

Unë jam nje banore e fshatit Gjinar te Elbasanit,ne fshatin tone banoret u detyruan te shkojne te votojne. Disa nga familjet qe nk kane votuar (perfshire dhe familjen time) tani kercenohen me urdher nga larte na thone per heqjen e ndihmes ekonomike. Kjo ndihme ekonomike eshte e vetmja e ardhur per shum familje, nese hiqet kjo ..me cfare do jetojne keto familje??!

Te gjitha sepse jane mbajtur shenim kush ka votuar e kush jo …
Votimi eshte zgjedhje e lire por mesa duket ketu ne vendin gjerat po kthehen shum mbrapa,ne kohen e komunizmit Ku jemi te detyruar te votojme e t’ju bindemi per te mbijetuar ..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat