Basha: BE ndëshkoi Ramën, Shqipëria asnjë qindarkë nga 180 mln eurot për Ballkanin

Shqipëria

Basha: BE ndëshkoi Ramën, Shqipëria asnjë qindarkë nga 180 mln eurot për Ballkanin

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 18:46
Berlin

Një ditë pas mbyllje ssë Samitit dy ditor të Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk përfitoi asnjë qindarkë nga 180 milionë eurot që Bashkimi Europian u dha vendeve të Ballkanit për projekte kombëtare infrastrukturore, për vitin 2019.

Për Bashën ky është ndëshkim i qëllimshëm kundër një qeverie të korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Basha: Është vazhdim i qëndrimit të prerë të vendeve të Bashkimit Europian për të mbajtur Shqipërinë jashtë çdo procesi afrimi për aq kohë sa në pushtet është Edi Rama. Qeveria Rama është e vetmja qeveri në 30 vjet tranzicion që nuk ka bërë asnjë hap të vetëm në procesin e integrimit europian.

Fatkeqësisht, thekson kryedemokrati, izolimi ndërkombëtar që po i bëhet qeverisë Rama po sjell pasoja direkte për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët po ndëshkohen për shkak të Edi Ramës dhe lidhjeve të tij me krimin.

Prandaj, përfundon Basha postimin e tij në facebook, largimi i Ramës është një arritje që do të përmirësojë jetën e çdo shqiptari.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat