Mbushja e kutive me 30 qershor, Gjata: Po të kishte prokurori, komisionerët do të ishin në burg

Shqipëria

Mbushja e kutive me 30 qershor, Gjata: Po të kishte prokurori, komisionerët do të ishin në burg

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 22:13
Çlirim Gjata

Parregullsitë në zgjedhjet e 30 qershorit, Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, i konsideron falsifikime të qëllimshme, të cilat përbëjnë vepër penale.

I ftuar në RTV Ora, Gjata thotë se nëse do të kishim prokurori dhe shtet të së drejtës, komisionerët e PS që kanë mbushur kutitë dhe falsifikuar procesverbalet shkojnë në burg.

Gjata: Nuk janë parregullësi, janë falsifikime të qëllimshme. Janë vepër penale e ka kodi penal. Kush ndryshon rezultatin duke falsifikuar dokumentat, duke mbushur kutitë. Kur të dalin në kuti 10 vota, ndërkohë që në listë ke tre firma, normal që janë mbushur kutitë se ata të tre nuk mund të hedhin 10 vota.300 veta nuk mund të hedhin  1000 vota, apo 30 veta 2000 vota.Jemi para veprës penale.Ata komisionerë shkojnë në burg po të kemi prokurori dhe shtet.Ligji është, pse nuk zbatohet?

Gjata thotë se edhe KQZ është po aq fajtore penalisht bashkë me komisionerët që kanë mbushur kutitë sepse ka bërë zgjedhje pa pasur dekret.

Ai paralajmëron se duke filluar nga komisionerët e deri te KQZ, për secilin individ do të ketë nga një denoncim të veçantëme shkeljen përkatëse që ka kryer.

Gjata: Nuk bën asgjë KQZ. Më e pakta që mund të bënte është për çdo kuti votimi në Shqipëri, hap listat. Sa firma ka? 50 firma. Sa fletë votimi? 500.Kush e ka bërë këtë çohet për ndjekje penale. KQZ është po aq fajtore penalisht bashkë me komisionerët që kanë mbushur kutitë sepse ka bërë zgjedhje pa pasur dekret. Sipas raportit të ODIHR, vetëm Gjykata Kushtetuese shqyrton dekretet e Presidentit. Derisa nuk e ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese është në fuqi. Ligji mund të jetë super diktatorial, fashist mund të jetë, po nuk e shfuqizoi Kushtetuesja është në fuqi ligji, e ka bërë Parlamenti.

Hetimin administrativ pse nuk e bën KQZ?E shkreta KQZ që nuk di ku të kapë kokën e saj. Kur e pa Rilindja dhe Edi Rama se cila është pjesëmarrja, atëherë shkoi urdhri një për KQZ që të rrisin pjesëmarrjen me deklarata në mënyrë fiktive dhe një për komisionerët. Protesta më e fuqishme që i kanë bërë Edi Ramës është pjesëmarrja, 85% e refuzuan dhe tani mundohet ta rregullojë me KQZ dhe me këta, shto fletë votimi.

Prokuroria duhetë të hetojë, KQZ e kapur nga Rama nuk e bën.Por nuk e bën as prokuroria. Ama do ta bëjë një ditë. ODIHR-it nuk ja hedh dot. Çdo komisioner i PS që ka marrë pjesë në zgjedhje deri te KQZ do të ketë denoncim të veçantë për shkelje të dekretit,mbushje të kutive të votimit, detyrim për të votuar hapur, falsifikim rezultati, të gjitha do të bëhen.

Duke komentuar deklaratat e Ambasadorëve, të cilët kërkojnë nga opozita që paligjshmërinë e 30 qershorit ta provojnë në Kushtetuese, ai ka këtë koment:

Gjata: Këtë e ka thënë një ambasador përfaqësues i BE. Janë individë. KE dhe BE është Merkel, është Macron që marrin vendimet. SHBA-të janë Shtëpia e Bardhë dhe DASH, jo deklaratat që bëjnë individët. Këto janë deklarata burokratike.Nuk janë vendime.

Nuk mund ta pranojmë se është antiparimore, antishtet i së drejtës të thuash pranojini këto zgjedhje ju dhe kur të vijë Gjykata Kushtetuese shkoni në gjykatë. Jo, këto janë shkelje.Këta individë që e bëjnë këtë, duan të lajnë duart se reforma në drejtësi nuk po ecën, zgjedhjet që thanë ti mbajnë me 30 shiko ku erdhën, u plasi bomba në dorë. Pastaj me zgjedhjet nuk ka punë BE, është ODIHR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat