Sulmohet makina e Lubonjës, policia: Autori i sëmurë mendor! Meta: Çunat problematikë dolën nga furgoni

Shqipëria

Sulmohet makina e Lubonjës, policia: Autori i sëmurë mendor! Meta: Çunat problematikë dolën nga furgoni

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 13:32
Fatos Lubonja

Tre ditë më parë është sulmuar makina e analistit Fatos Lubonja. Një person ika thyer xhamin e parë me gurë, ndërsa është ndaluar nga policia e kryeqytetit. Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra raporton se i ndaluari është liruar nga policia, pasi rezultonte me kartelë me probleme mendore.

Për ngjarjen ka reaguar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta duke shënjestruar shumicën me akuza direkte. Kreu i shtetit thotë se çunat problematikë kanë dalë nga furgoni dhe kanë sulmuar makinën e analistit kritik ndaj Ramës.

"Thonë që sot çunat problematikë kanë dalë nga furgoni për të “përshëndetur” makinën e një analisti kritik ndaj Bablokut.  Qoftë fake news për të dielë, për të mirën e Kryeproblematikut" shkruan ai.

Por kush janë çunat problematikë sipas Presidentit? Në përgjimet që u zbuluan për dosjen e Dibrës 184në njërin nga episodet, Gjiknuri është kapur duke folur me Arben Keshin për zgjedhjet lokale, ndërsa i thoshte se 'do të çojë disa çuna problematikë ti kesh aty, një furgon të jetë aty por te mos dalin... Të jenë për çdo rast''.

Pikërisht këtë shprehje 'çunat problematikë' e ka përdorur Meta sot për të identifikuar autorët e sulmit ndaj makinës së Lubonjës duke akuzuar shumicën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat