Aksident në aksin Shëngjin-Lezhë, 4 të plagosur

Shqipëria

Aksident në aksin Shëngjin-Lezhë, 4 të plagosur

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 15:54
ilustrim

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shëngjin-Lezhë.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ku edhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, teksa njëra nga makinat ka dalë nga rruga, ndërsa ende nuk ka detaje për identitetin e të plagosurve.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat