"Soros po instalon diktaturën në Shqipëri", protesta para Shtëpisë së Bardhë

Shqipëria

"Soros po instalon diktaturën në Shqipëri", protesta para Shtëpisë së Bardhë

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 18:28
Shqiptarët protesta para Shtëpisë së Bardhë

Komuniteti shqiptar në Amerikë po zhvillon një protestë kundër asaj që e quajnë, instalimi i diktaturës dhe shtetit monist në Shqipëri, për të cilën akuzojnë si autor, manjatin George Soros.

Ata kanë protestuar me parullat: Jo Shqipëri Sorosiane! Të bashkuar për një qëllim: Shqipërinë si gjithë Europa! Ndërsa janë degjuar edhe thirrjet "Rama ik"

Organizatorët thonë se do t’i kërkojnë Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump të shpëtojë Shqipërinë nga spiralja e frikshme e kaosit ku është futur, nga korrupsioni, vjedhja e votave, mungesa e Lirive dhe të Drejtave Njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat