Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka thumbuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pasi nuk ka publikuar ende rezultatet e votimeve moniste, paçka se kanë kaluar 7 ditë. Vasili ka shkruar se kur merrnin pjesë të gjitha partitë, rezulatet dilnin për 3 ditë.
“Sa të babëzitur si hajdutë por edhe shumë të trashë si manipulues”, shkruan më tej Vasili.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Të babëzitur dhe të trashë!!
Për tre ditë dilnin rezultatet e zgjedhjeve kur merrnin pjesë të gjithë partitë,
kanë një javë që nuk i nxjerrin dot!!
as Komisioni Qendror i Vjedhjeve dhe Rilindja,
megjithëse ishte vetëm rilindja dhe kur kanë votuar e numëruar po vetë.
Sa të babëzitur si hajdutë por edhe shumë të trashë si manipulues.