24 orë para protestës Basha zhvillon takime me qytetarët

Shqipëria

24 orë para protestës Basha zhvillon takime me qytetarët

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 22:12
Lulzim Basha

24 orë para nisjes së protestës kombëtare të thirrur nga opozita e bashkuar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur në Kamëz, ku është takuar me strukturat vendore të PD, por edhe me simpatizantë të opozitës e qytetarë. I shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, Basha i ftoi qytetarët e Kamzës, që ashtu siç kanë bërë edhe në 9 protestat e tjera kombëtare, të jenë në krye të lëvizjes kombëtare për ndryshim, për largimin e Edi Ramës dhe krijimit të një qeverie që garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

“Gjatë takimeve informale që nisi dje në Kavajë dhe Elbasan dhe sonte, në Kamëz e Vorë, kreu i opozitës synon të përcjellë ftesën për protesten, tek sa më shumë qytetarë që refuzuan në 30 Qershor regjimin kriminal dhe të korruptuar të Edi Ramës”, njofton zyra e shtypit të selisë blu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat