Policia bën gati “terrenin” për protestën e opozitës, 1200 efektivë ditën e nesërme - Bota Sot
Policia bën gati “terrenin” për protestën e opozitës, 1200 efektivë ditën e nesërme

Shqipëria

Policia bën gati “terrenin” për protestën e opozitës, 1200 efektivë ditën e nesërme

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 22:14
ilustrim

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, opozita bëhet gati që ditën e nesërme të organizojë një tjetër protestë kombëtare në orën 20:00 të mbrëmjes.

Policia e shtetit ka nisur përgatitje që këtë të dielë për të siguruar mbarëvajtjen e protestës. Bëhet me dije se në protestën e nesërme do të jenë rreth 1200 forca policia që do të dalin në terren përballë protestuesve.

Policët do të vendosen para kryeministrisë si dhe godinës së parlamentit, aty ku pritet që protestuesit të vendosen.

Në përbërje të organizimit policor do të jenë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë (FNSH_ si dhe Garda e Republikës.

FNSH do të qëndrojë larg protestuesve dhe është e gatshme për të ndërhyrë nëse situata përshkallëzohet.

Gjithashtu organet ligjzbatuese kanë vënë në gadishmëri masat për sistemimin e një dere të blinduar në hyrjen ballore të godinës së kryeministrisë si dhe një sërë barrierash hekuri që janë vendosur që këtë të dielë.

Kujtojmë se nesër shënohet protesta e 10 kombëtare e opozitës, e cila vijon të kërkojë rrëzimin e Ramës dhe hapjen rrugë të një qeverie tranzitore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...