Ngritja e komisionit për shkarkimin e Metës, PS mbledh grupin para seancës

Shqipëria

Ngritja e komisionit për shkarkimin e Metës, PS mbledh grupin para seancës

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 10:20
Foto

Partia Socialiste ka mbledhur prej orës 10:00 grupin parlamentar te Kryesia e Kuvendit.Në fokus të diskutimeve në mbledhje është seanca e posaçme e Kuvendit për votimin e ngritjes së komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në krye të komisionit hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit pritet që të jetë kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Komisioni do ketë në përbërje të tij 9 anëtarë, 5 nga PS dhe 4 nga opozita e re. Ndërkohë që pritet për t'u parë si do të veprojë grupi demokrat i drejtuar nga Rudina Hajdari.

Ajo kërkoi pak ditë më parë shtyrjen e ngritjes së komisionit deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese për të shmangur pështjellimin e krizës politike, që më shumë e shikon si konflikt personal Rama-Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat