Paloka: Dëshiroja të bllokoheshin fizikisht zgjedhjet, por sot…

Shqipëria

Paloka: Dëshiroja të bllokoheshin fizikisht zgjedhjet, por sot…

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 16:13
Ilustrim

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, i ftuar në A2 CNN, sqaroi objektivat e protestës së sotme të partive opozitare dhe iu rikthye dinamikave që kulmuan me zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Për sa i përket protestës, Paloka zbuloi se ajo do të ketë si komponent kryesor “falënderimin për qytetarët shqiptarë që nuk ranë pre e farsës së 30 qershorit”, ku pritet që mbështetësit të dalin në protestë edhe me fëmijët e tyre, duke nënkuptuar një qasje paqësore të saj, edhe pse Paloka thotë që “nuk kemi thirrur ndonjëherë protesta të dhunshme. Kemi patur fishekzjarrë dhe elemente që mund të kujtojnë idenë e një proteste ndryshe, por kurrë thirrje për dhunë”.

Dhuna, për të, ishte ajo që dëshironte kryeministri Edi Rama në 30 qershor, madje për Palokën kreu i ekzekutivit kishte aktivizuar “banda të ndryshme në çdo qytet, si Hakmarrje për Drejtësi në Lushnje, për të shkaktuar dhunë dhe ndoshta viktima”

Ky ka qenë shkaku që PD ka ndryshuar strategjinë saj për zgjedhjet. “Vendimi u mor orët e fundit, brenda PD-së” por pohon se fillimisht të paktën ai nuk ishte dakord me qasjen e lidershipit opozitar.

“Unë isha nga ata që donin të bllokoheshin fizikisht zgjedhjet. Sot kam një mendim ndryshe, por vetëm sepse qytetarët iu përgjigjen thirrjes për të mos votuar”, thotë Paloka, përndryshe sipas tij “do të ishim përballë vendosjes reale të diktaturës në Shqipëri, me një kryeministër që nuk pyet për askënd, as për ligjet që ka bërë vetë”.

Sipas nënkryetarit të PD-së, Rama është tashmë ”i refuzuari i madh, 80% e shqiptarëve, edhe brenda socialistëve, nuk e do”, dhe opozita në shifra është mazhorance absolute, por ndërkohë mendon që Rama “nuk të len të votosh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat