“Ju nuk jeni hajna”, kreu i PD ka një mesazh për socialistët: Shpëtoni partinë tuaj nga…

Shqipëria

“Ju nuk jeni hajna”, kreu i PD ka një mesazh për socialistët: Shpëtoni partinë tuaj nga…

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Kreu i opozitës, Lulzim Basha gjatë fjalës në protestën e 10 kombëtare i është drejtuar me një mesazh socialistëve të ndershëm, duke u bërë thirrje atyre që të mos e lënë më PS-në në duart e krimit.

Basha ka thënë se socialistët duhet ta braktisin Edi Ramën dhe ta izolojnë atë.

“Faleminderit opozitës së bashkuar. Ju jam mirënjohës secilit prej jush nga udhëheqësit tek anëtari më i thjeshtë. Bashkë jemi një uragan politik i pandashëm.

Faleminderit mbështetësve të Partisë Demokratike për besimin tek kauza jonë për të cilën qëndruam bashkë, luftojmë bashkë, ngrihemi bashkë, fitojmë bashkë, duke refuzuar mercenarët e përbuzur të shitur tek Edi Rama.

Nga ky shesh dua t’i drejtohem socialisteve të ndershëm në Shqipëri, ju nuk jeni hajna, nuk jeni kriminelë. Mos e lini partinë tuaj në duart e krimit. Është përgjegjësia juaj ndaj vetes dhe ndaj Shqipërisë, braktiseni Edi Ramën, izolojeni Edi Ramën. Shpëtoni partinë tuaj të marrë peng nga banditët e rrugës.

Sot jemi më shumë se kurrë në këtë shesh, por më pak se kurrë në Shqipëria. Shqipëria po shkretohet, shqiptarët po largohen nga varfëria dhe pamundësia. Po ikën elita, të rinjtë, e ardhmja e vendit”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat