Opozita rifillon protestat kombëtare ”Rama ik”, asnjë akt dhune

Shqipëria

Opozita rifillon protestat kombëtare ”Rama ik”, asnjë akt dhune

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 09:09
Rama

Mijëra mbështetës të opozitës, të drejtuar nga Partia Demokratike, (PD) kërkuan përsëri largimin e kryeministrit Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij me parullën  „Rama IK", mbizotëruese në protestat e tyre në pesë muajt e fundit.

Opozita rifillon protestat kombëtare „Rama ik”, asnjë akt dhune

Në Tiranë opozita ka rifilluar në mbrëmjen e së hënës, (8.07.2019) serinë e protestave kombëtare antiqeveritare, duke shënuar protestën e dhjetë që nga shkurti i kaluar.

Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore pa asnjë akt dhune.

Mijëra mbështetës të opozitës, të drejtuar nga Partia Demokratike, (PD) kërkuan përsëri largimin e kryeministrit Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij me parullën  „Rama IK”, mbizotëruese në protestat e tyre në pesë muajt e fundit.

Kjo është protesta e parë kombëtare antiqeveritare ku sllogani„Rama IK” u shoqërua me parulla që stigmatizonin Zgjedhjet Lokale 2019, të zhvilluara më 30 qershor, që opozita i cilëson si „ farsë dhe të manipuluara” dhe që pjesëmarrja e ulët  e zgjedhësve në votime tregoi „braktisjen e regjimit të krimit”.

Sipas opozitës vetëm 15% e zgjedhësve votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa rezultati zyrtar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve  (KQZ) lidhur me pjesëmarrjen është 21,6 %.

Opozita akuzon qeverinë Rama për manipulim të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, të cilat rezultuan me fitoren e kandidatëve të PS për kryezarë bashkie në 60 bashki nga 61 që ka gjithsej Shqipëria. Sipas gjetjeve të OSBE/ODIHR-it , në 30 bashki, kandidatët e PS për kryetarë bashkie nuk patën asnjë konkurrent dhe ndaj votuesve u ushtrua presion nga të dyja palët: PD për të mos marrë pjesë në votime, kurse PS për të kundërtën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat