Përplasen me autobusin! i riu vdes, kurse shoku i tij përfundon në koma… policia fsheh ngjarjen

Shqipëria

Përplasen me autobusin! i riu vdes, kurse shoku i tij përfundon në koma… policia fsheh ngjarjen

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Një aksident i mori një të riu tre ditë më parë dhe shoku i tij mbeti i plagosur, ndërsa policia fshehu ngjarjen.

Viktimë e aksidentit që ndodhi në datë 6 korrik, pra ditën e shtunë është Taulant Sallaku 23-vjeç, ndërsa shoku i tij, Erald Abdia 24-vjeç është në gjendje kome. Policia e Tiranës nuk ka dhënë asnjë komunikatë për aksidentin ku humbi jetën 23-vjeçari, percjell report tv.

Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me motor pasditen e së shtunës rreth orës 17:00, kur janë përplasur nga autobusi i linjës Tiranë-Baldushk. Përplasja ishte fatale për Sallakun, ndërsa Erald Abdia ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat