Policia shkon të mbyllë lokalin për zhurmë, has në rezistencën e 3 të rinjve

Shqipëria

Policia shkon të mbyllë lokalin për zhurmë, has në rezistencën e 3 të rinjve

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 19:27
Ilustrim

Tentativa për të vënë në zbatim urdhërin e drejtorit të departamentit për Sigurinë Publike dhe Zhurmave në lokale ka përplasur policinë me 3 të rinj në Kamëz.

Siç bën me dije Policia në datën 05.07.2019, rreth orës 01.30 të mëngjesit kishin marrë një telefonatë për zhurmë në një lokal. Menjëherë aty është paraqitur Patrulla e Përgjithshme e Policisë, për të mbyllur lokalin.

Tre të rinjtë, arrestimi i të cilëve u bëi mundur sot, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, për t'i penguar në kryerjen e detyrës.

Të arrestuarit janë:

E. K., 24 vjeç,  banues në Kamëz

F. T., 23 vjeç,  banues në Kamëz

A. H., 29 vjeç,  banues në Kamëz

Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat “Plagosja e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat