Sonila Meço: Jam gati të hyj në vilën e Surrelit që nesër

Shqipëria

Sonila Meço: Jam gati të hyj në vilën e Surrelit që nesër

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 23:36
Sonila Meço

Moderatorja e “Tempora”, Sonila Meço sqaroi audiencën në lidhje me një emision veror bërë në vilën e Kryemadhit në Gjirin e Lalzit.

Në sqarim të publikut Meço tha se është e gatshme të hyjë edhe në vilën e Edi Ramës në Surrel.

Sonila Meço: Kam bërë shumë programe përgjatë karrierës sime dhe bashkë kemi realizuar shumë intervista. Dua t'i rikthehem një momenti, që e kam edhe sqarim për publikun. Ne kemi realizuar një emision veror sëbashku dhe kam ardhur në vilën tuaj në Gjirin e Lalzit dhe në mënyrë krejt abuzive e shoh në portale të ndryshme si akuzë të ngritur ndaj meje. E para sqaroj publikun se detyra e një gazetari është të informojë. Unë kam hyrë në vilën e Gjirit të Lalzit, jam gati nesër të hyj edhe në vilën e Surrelit të zotit Rama dhe në vilën e çdo politikani shqiptar për të treguar dhe dëshmuar. Mund të hyj për një emision veror, për një investigim, mu hap dera në Gjirin e Lalzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat