Moti sot në Shqipëri

Shqipëria

Moti sot në Shqipëri

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 07:50
Foto ilustrim

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të freskëta të paqëndrueshme me origjinë nga Evropa veriore të cilat do të japin impakt në territorin e Shqipërisë duke sjellë reshje shiu me stuhi dhe rënie të temperaturave.

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu me stuhi me aktivitet kryesor në mesditë.

Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5–2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore 18/27°C

Zonat e ulëta 22/32°C

Zonat bregdetare 24/31°C

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat