Meta “thumbon” nga Sarajeva: Një muaj i shpërdoruar nga dekreti për anulimin e 30 qershorit

Shqipëria

Meta “thumbon” nga Sarajeva: Një muaj i shpërdoruar nga dekreti për anulimin e 30 qershorit

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 10:04
Stefo Pendarofski dhe Ilir Meta

Gjatë samitit të Sarajevës, Presidenti Meta pati një takim me homologun e tij maqedonas, Stefo Pendarofski.

Sipas Metës të dy vendet tona duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor.

Ai shprehet se sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithëpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme

“Kënaqësi e veçantë të takoja Presidentin e Maqedonisë së Veriut, z.Stevo Pendarovski. Të dy vendet tona duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor.

Duhet të përfitojmë nga ky momentum mjaft pozitiv që ka krijuar Marrëveshja e Prespës, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithëpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme.

Po kështu ishte kënaqësi të konstatoja vendosmërinë e Presidentit Pendarovski për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën në dialog për çështjet themelore të shtetit dhe demokracisë”, thekson Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat