Hazizaj shuan shpresat: Nuk ekziston mundësia ligjore të krijohet Gjykata Kushtetuese

Shqipëria

Hazizaj shuan shpresat: Nuk ekziston mundësia ligjore të krijohet Gjykata Kushtetuese

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 10:06
Sokol Hazizaj

Debatit të madh se kur dhe si do te krijohet Gjykata Kushtetuese e cila mund të gjykojë vendime të rëndësishme të Presidëntit apo parlamentit apo të institucioneve të tjera në vend i ka dhënë një përgjigje shteruese Konstitucionalisti Sokol Hazizaj.

Ai i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijohet, sepse 3 institucionet që duhet të propozojnë nga 3 anëtarë janë në ngërç.

Sipas tij, “nuk ekziston asnjë lloj mundësie ligjore dhe kushtetuese të krijohet Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese parashikohet prej 9 anëtarësh. 3 nga Kuvendi, 3 nga Presidenti dhe 3 nga Gjykata e Lartë, që vijnë nga KLGJ. Ne nuk kemi Gjykatë të Lartë. Ne jemi duke shkarkuar Presidentin dhe Kuvendi nuk funksionon. Me çfarë do të krijohet Gjykata Kushtetuese”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat