Polaku arrestohet në Shqipëri

Shqipëria

Polaku arrestohet në Shqipëri

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Një polak ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në makinë.

47-vjeçari me iniciale A.M., 47 vjeç, banues në Durrës u arrestua në lagjen Nr. 18. Gjatë kontrollit të ushtruar në ushtruar në automjetin e tij, policia gjeti një armë zjarri tip Pistoletë “TT” dhe shtatë fishekë, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit polak, A.M., 47 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës. Ai qarkullonte me armë me vete, të cilën e mbante në makinë dhe është kapur në lagjen Nr. 18, Durrës nga shërbimet e Policisë , ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, Policia ka gjetur një armë zjarri tip Pistoletë “TT” dhe shtatë fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale,”-raporton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat