KLP interviston dhe 5 kandidatë për SPAK, Imeraj pyetet për Artur Zoton: Do veproja njësoj - Bota Sot
KLP interviston dhe 5 kandidatë për SPAK, Imeraj pyetet për Artur Zoton: Do veproja njësoj

Shqipëria

KLP interviston dhe 5 kandidatë për SPAK, Imeraj pyetet për Artur Zoton: Do veproja njësoj

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 14:16
Elisabeta Imeraj

Këshilli i Lartë të Prokurorisë përfundoi sot intervistimin e 5 kandidatëve të tjerë për SPAK.

Në seancën dëgjimore nuk është paraqitur prokurori Dritan Prençi, për të cilin KLP nuk ka patur gati materialet e vlerësimit dhe në vend të tij është thirrur Behar Dibra.

Janë pyetur gjithashtu edhe Edvin Kondili, Elida Kaçkini, Dorjana Benko dhe kryeprokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Kjo e fundit është pyetur për çështjen e ish-drejtorit të Burgjeve, Artur Zoto, i cili ka marrë pafajësinë në Apel.

Lidhur me të, Imeraj është shprehur se ka respektuar ligjin dhe do të vepronte po njëlloj edhe tani.

E pyetur se çfarë do bënte më shumë në SPAK, ka deklaruar se rezultatet do të jenë më të mira pasi do kenë edhe Byronë e Hetimit dhe kushte më të mira për të luftuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...