Fatkeqësitë natyrore, Rama paralajmëron penalitete për privatët dhe institucionet shtetërore

Shqipëria

Fatkeqësitë natyrore, Rama paralajmëron penalitete për privatët dhe institucionet shtetërore

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 14:44
Ilustrim

Kryeministri Rama ka paralajmëruar penalitete financiare për subjektet private dhe institucionet shtetërore të cilat me dëmtimet apo mosmarrjen e masave kontribuojnë në shkaktimin e fatkeqësive naturore, të tilla si përmbytjet.

Gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e projektligjit për mbrojtjen civile, kryeministri tha se shteti nuk mund të marrë përsipër të kompensojë dëmet e shkaktuara nga vetë njerëzit.

Rama: Nuk mund dot që në përditshmëri t’i hapim gropën vetes e pastaj, kur vjen furtuna, t’i kërkojmë shtetit të na nxjerrë nga gropa. Nuk mund dot që t’i biem shkurt, duke këputur kanalin e shkarkimit të ujërave, për të bërë një hyrje me palma në një lokal dasmash dhe pastaj të ankohemi pse shteti na prishi dasmën kur erdhi furtuna. Nuk mund dot që t’i biem shkurt, duke këputur kanalin e shkarkimit të ujërave, për të bërë një hyrje me palma në një lokal dasmash dhe pastaj të ankohemi pse shteti na prishi dasmën kur erdhi furtuna.

Ministrja e Mbrojtjes tha se ky ligj synon përqëndrimin e punës dhe parandalimin e situatave emergjente dhe jo ndërhyrjen pasi ka ndodhur.

Ligji i ri do të bëjë transformimin e Drejtorisë së Emergjencave Civile në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat