“Për sa kohë marr frymë, shpresa vazhdon”, francezët kundër dëbimit të familjeve shqiptare

Shqipëria

“Për sa kohë marr frymë, shpresa vazhdon”, francezët kundër dëbimit të familjeve shqiptare

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Disa familje refugjatësh në Francë, të cilat duhej të dëboheshin më 8 Korrik u është dhënë një afat prej 7 ditësh që të bëhen gati. Por shoqatat që janë në ndihmë të emigrantëve janë të shqetësuara për situatën.

Në mesin e refugjatëve të kërcënuara me dëbim janë edhe dy familje shqiptare.  Aktivist të janë të gëzuar që autoritetet franceze u kanë lënë një javë kohë.

Por problemi vazhdon. Të ballafaquar me këtë situatë, që konsiderohet e patolerueshme nga disa aktivistë, atë bëjnë të ditur se mobilizimi do të vazhdojë.

“Ne kërkojmë nga autoritetet t’u japin këtyre njerëzve kohë për të përmbushur kërkesat e prefekturës”, tha një anëtar i grupit, i cili dëshiron të mbetet anonim. Rreth 50 njerëz, përfshirë 34 fëmijë janë nën urdhrin e detyrimit për të lënë territorin francez.

Dy familjet shqiptare, përfshirë gjashtë fëmijë ishin vendosur në Francë prej 4-5 vitesh dhe kanë qëndruar në hotel që nga marsi i këtij viti. Ata kanë qenë të privuar për të gjetur një punë apo për të shkuar në universitet.

Ergysi, djali 20 vjeçar është njëri nga fëmijët e familjes, i cili dëshiron të regjistrohet në Universitetin e Belfort. Ai dëshiron që të bëhet kryeministër i vendit tonë dhe të ndihmojë popullin. Edhe pse në këtë gjendje, i riu shprehet: “Për sa kohë marrim frymë, shpresa vazhdon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat