Vrau efektivin në operacionin e Lazaratit, deportohet nga SHBA-ja 22-vjeçari

Shqipëria

Vrau efektivin në operacionin e Lazaratit, deportohet nga SHBA-ja 22-vjeçari

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 15:17
Ibrahim Basha, Ruhan Hiraj

Është depërtuar nga SHBA-ja 22-vjeçari Ruhan Hiraj për vrasjen e policit Ibrahim Basha në Lazarat.

Hiraj është një prej pjesëtarëve të grupit të strukturuar kriminal që me 24 qershor 2015, në fshatin Lazarat, që qëlluan me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë të repartit “Renea”, të cilët kanë qenë brenda në automjetin e policisë në vendin e quajtur “Pularia”.

Pas sulmit me armë mbeti i vrarë polici Ibrahim Basha, sot "Dëshmor i Atdheut", si dhe u plagosën dy efektivë të tjerë me inicialet J. I. dhe P. H.

Hiraj, banues në Lazarat, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë në vitin 2018, e ka dënuar këtë shtetas me 15 vjet burg për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit publik me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi i armëve luftarake“, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrja në bandën e armatosur".

Depërtimi i 22-vjeçarit erdhi si rezultat i një operacioni të gjatë (1 vjeçar) bashkëpunimi i Interpol Tiranës me Zyrën e Hetimeve Kriminale, pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS).

Ai u deportua nga SHBA drejt vendit tonë, për tu përballur me organet shqiptare të drejtësisë.

Arrestimi në SHBA - Hiraj u arrestua në SHBA më 20 dhjetor 2017, dy vjet pas operacionit antidrogë në Lazarat.

Ai mësohet se kishte hyrë ilegalisht në SHBA ku qëndronte duke iu fshehur drejtësisë. Lokalizimi dhe identifikimi i të kërkuarit mësohet se është bërë bazuar në gjurmët e gishtave të të dyshuarit.

Vrasja efektivit - I arrestuari në SHBA akuzohet si pjesëmarrës në ngjarjen e ndodhur në në  24 qershor 2015, kur forcat speciale RENEA kanë ndërhyrë në fshatin Lazarat, Gjirokastër pas një informacioni për të shtëna me armë nga persona të panjohur.

Gjatë ndërhyrjes i arratisuri bashkë me persona të tjerë ka vrarë me armë zjarri punonjësin e policisë Ibrahim Basha.

Për vrasjen e oficerit të RENEA në Lazarat, Ibrahim Basha, akuzohet edhe një grup personash të tjerë nga Gjirokastra të cilët janë dërguar në gjyq nga prokuroria e krimeve të rënda dhe procesi ndaj tyre vazhdon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat