Komuniteti rom peticion për rimbursimin e energjisë

Shqipëria

Komuniteti rom peticion për rimbursimin e energjisë

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 16:41
Foto

Rreth 2 mijë e 500 persona kanë firmosur peticionin për zbatimin e ligjit të vitit 2015 “Për sektorin e Energjisë Elektrike”. Ligji parashikon rimbursim të faturës së energjisë elektrike për familjet në nevojë, por mosmiratimi i një vkm-mje e ka bërë atë jo funksional.

Aktivistët e komunitetit rom dhe egjiptian kanë ndërmarrë një peticion, ku ankohen për moszbatimin e ligjit të vitit 2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”.

Ata synojnë të vënë në lëvizje institucionet për të miratuar VKM-në përkatëse në mënyrë që familjet në nevojë të përfitojnë 210 kë falas në faturën e energjisë elektrike.

"VKM duhet të kishte dalë që në 2016 në mënyrë që ti jepte këtyre familjeve që të rimbursoheshin 210 kë në muaj nga buxheti i shtetit. Janë rreth 100 mijë familje që trajtohen në total nga skemat e mbështetjeve që ofron shteti."

Hane Jashari është një nga 2 mijë e 500 personat që ka firmosur peticionin. Ajo thotë se zbatimi i ligjit do të lehtësonte ekonominë e shtëpisë së saj.

"Unë marr 96 mijë lekë dhe paguaj dritë dhe ujë. Fatura e dritave me shkon 60 mijë lekë. Ngelemi edhe pa bukë, se nuk na dalin lekët"

Peticioni që është shtrirë në 7 qytete të vendit do të dorëzohen në Kryeministri ditën e hënë. Aktivistët e komunitetit rom paralajmërojnë protesta nëse shqetësimi i ngritur prej tyre nuk merr zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat