Zjarret, Çako: Bashkitë të rrisin koshiencën, mos presin gjithçka nga Emergjencat

Shqipëria

Zjarret, Çako: Bashkitë të rrisin koshiencën, mos presin gjithçka nga Emergjencat

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 17:01
Haki Çako

Jemi në stinën e verës dhe situatat e zjarreve janë të zakonshme. Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se janë marrë të gjitha masat për parandalimin e zjarreve.

Çako tha se bashkitë duhet të rrisin koshiencën e tyre dhe mos presin gjithçka nga Drejtoria e Emergjencave.

Haki Çako: Masat lidhen me parandalimin e zjarreve, me kontrollin në hapësira dhe juridiksione të caktuar  të cilat do të duhet t'i bëjnë bashkitë në të gjitha strukturat përkatëse që kanë, por edhe me vënien në eficencë të plotë të mjeteve që ata kanë.  

Aktualisht bashkitë duhet të rrisin koshiencën e tyre për të pasur më shumë teknologji lidhur me çështjen e mbrojtjes nga zjarri. Të mos presin gjithçka nga drejtoria e përgjithshme apo ministria e Mbrojtjes, pasi janë pikërisht ata të cilët me reagimin e tyre në kohë mund të bëjnë shumë herë më shumë se përqendrimi i forcave pas përmasave që marrin zjarret. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat