Kryemadhi takim me ambasadoren e OSBE/ODHIR për 30 qershorin - Bota Sot
Kryemadhi takim me ambasadoren e OSBE/ODHIR për 30 qershorin

Shqipëria

Kryemadhi takim me ambasadoren e OSBE/ODHIR për 30 qershorin

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 17:22
Pamje nga takimi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, po zhvillon një takim me shefen e grupit të vëzhguesve të OSBE/ODHIR, Audrey Glover.

Mësohet se në këtë takim, Kryemadhi do t’i paraqesë ambasadores një dosje të plotë me dokumentin e atyre që i cilëson si “shkeljet e kushtetutës dhe të ligjit zgjedhor në votimet moniste nga qeveria më 30 qershor”.

Ndërkaq, ditën e djeshme Glover pati një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në selinë blu. Takimi u mbajt një ditë pas protestës së 10 në radhë në rang kombëtar të opozitës së bashkuar joparlamentare. Temë kryesore e tryezës së bisedimeve ishin zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Raporti i plotë i OSBE-ODIHR për lokalet në Shqipëri pritet të publikohet pas 3 muajsh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...