Vrasja e efektivit në Lazarat, Avokati i Ruhan Hirajt: "Qepje me pe të bardhe në një gjë të zezë"

Shqipëria

Vrasja e efektivit në Lazarat, Avokati i Ruhan Hirajt: "Qepje me pe të bardhe në një gjë të zezë"

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 17:35
Avokati Bashkim Nikolla

Avokati i Ruhan Hirajt, i cili u ekstradua nga SHBA pasi akuzohet si një prej autorëve të vrasjës së efektivit Ibrahim Basha në Lazarat.

Në një komunikim për mediat, avokati Bashkim Nikolla mohoi të gjitha akuzat për klientin e tij. Ai tha se është e provuar me dokumenta që Ruhan Hiraj nuk ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje.

Avokati Bashkim Nikolla: Kurrë nuk ka qenë vrasës, kurrë nuk ka qenë pjesëmarrës në një organizatë kriminale apo të ketë kryer qoftë edhe një vepër. E ka deklaruar akuza kur e ka sjellë çështjen për gjykim, e ka provuar edhe dy vendimet gjyqësore.  

Avokati e konsideroi çështjen si një montim të gabuar, ndërsa siguroi se do të ketë pafajësi për Ruhan Hirajn.

Avokati Bashkim Nikolla: Në orën 9 të mëngjesit ka qenë në Tiranë bashkë me familjen e tij. Ngjarja ka ndodhur në 10 e ca ku ka humbur punonjës i policisë së shtetit. Ç'lidhje ka 300 km larg, një montim i gabuar, një qepje me pe të bardhe në një gjë të zezë. Këto dhe plot argumente të tjera, na i lehtëson edhe ardhja me vullnetin e tij të lirë që të përballemi me drejtësinë dhe ju siguroj që do të ketë pafajësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat