Qeveria tha se do t’i shkarkonte nga puna protestuesit e dhunshëm, Bushati del hapur kundër Ramës

Shqipëria

Qeveria tha se do t’i shkarkonte nga puna protestuesit e dhunshëm, Bushati del hapur kundër Ramës

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 18:00
Ditmir Bushati

Teksa vetë kryeministri dhe zv.kryeministri janë shprehur publikisht se do të shkarkonjë nga detyra të gjithë ata punonjës bashkie (të administruara nga opozita) që kanë shfaqur akte dhune gjatë fushatës elektorale, ish- Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati duket se mendon ndryshe.

Në një prononcim për median, Bushati u shpreh se në Bashkinë e Shkodrës nuk do të ketë asnjë hakmarrje.

“Nuk do të ketë asnjë hakmarrje në Shkodër. Dhe nga ana tjetër nuk ka nevojë të fillojmë procesin e vetëviktimizimit në Shkodër. E thashë, Shkodra ka nevojë për punë, ka nevojë për një kryetar të përkushtuar 24 orë, ka nevojë për një këshill bashkiak që miraton politikat më të mira publike për bashkinë. Ka një handikap që opozita nuk do të jetë as në këshillin bashkiak. E dini shumë mirë ju gazetarët e Shkodrës, e keni raportuar shpesh, bashkia mbyllej dhe një pjesë e institucioneve apo ndërmarrjeve të saj në varësi vinin në Tiranë për të bërë protestën, qoftë dhe gjatë ditëve të punës. Besoj që ne do të vendosim një standard të ri dhe në këtë drejtim. Nuk kemi asnjë plan e aq më tepër ambicie për të ndërtuar një bashki të karakterit politik që mund ti shërbente vetëm një grupi njerëzish, sepse mendojmë që bashkia duhet që të jetë në qendër të vëmendjes për gjithë qytetarët e Shkodrës”, tha Bushati.

Ky qëndrim i Bushatit vjen në vazhdën e një sërë qëndrimesh të tjera politike që ish- Ministri i Jashtëm i ka mbajtur kundër drejtpërdrejt ose indirekt ndaj qeverisjes së Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat