Makina e ambasadës ruse është përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”, në Librazhd.
Burime për RTV Ora bëjnë me dije se makina e ambasadës ruse është përplasur me një mjet tip “Benz” dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Dyshohet se i plagosuri është shoferi i mjetit, i cili është transportuar në spitalin e Librazhdit.
Shkak i aksidentit mësohet se është bërë moti i keq.