KQZ nis shqyrtimin e shpërndarjes së mandateve në disa këshilla bashkiakë

Shqipëria

KQZ nis shqyrtimin e shpërndarjes së mandateve në disa këshilla bashkiakë

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 20:40
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e pasdites së sotme, mori në shqyrtim projektvendimin: “Për shpërndarjen e mandateve, për Këshillin e Bashkisë Kuçovë, Qarku Berat, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”, por nuk ka marrë vendim për shpërndarjen e mandateve.

Po ashtu, KQZ shqyrtoi shpërndarjen e mandateve, për këshillin e bashkisë Poliçan, Qarku Berat, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019, pa dalë me një vendim.

KQZ shqyrtoi shpërndarjen e mandateve, për këshillin e bashkisë Ura Vajgurore, Qarku Berat, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019 dhe po ashtu nuk doli me një vendim.

KQZ shqyrtoi shpërndarjen e mandateve, për Këshillin e Bashkisë Mat, Qarku Dibër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019. KQZ nuk arriti të marrë vendim për shpërndarjen e mandateve.

Edhe për shpërndarjen e mandateve, për këshillin e bashkisë Peqin, Qarku Elbasan, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019, KQZ nuk arriti të marrë vendim.

Pa vendim ka kaluar edhe shqyrtimi i shpërndarjes së mandateve për këshillin e bashkisë Roskovec, qarku Fier, për këshillin e bashkisë Dropull, qarku Gjirokastër, për këshillin e Bashkisë Memaliaj, qarku Gjirokastër, për këshillin e bashkisë Përmet, Qarku Gjirokastër, për këshillin e bashkisë Devoll, Qarku Korçë, për këshillin e bashkisë Pogradec, qarku Korçë, për këshillin e bashkisë Pustec, qarku Korçë, për këshillin e bashkisë Mirditë, qarku Lezhë, për Këshillin e bashkisë Fushë-Arrëz, Qarku Shkodër, për këshillin e bashkisë Pukë, Qarku Shkodër, për këshillin e bashkisë Vau-Dejës, Qarku Shkodër, për këshillin e bashkisë Kavajë, Qarku Tiranë, për këshillin e bashkisë Delvinë, Qarku Vlorë, për këshillin e bashkisë Finiq, Qarku Vlorë, për këshillin e bashkisë Konispol, Qarku Vlorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat