Kristo: Opozita të ndërrojë strategji, protestat më duken joefikase - Bota Sot
Kristo: Opozita të ndërrojë strategji, protestat më duken joefikase

Shqipëria

Kristo: Opozita të ndërrojë strategji, protestat më duken joefikase

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 21:37
Erion Kristo

Pedagogu Erion Kristo i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora tha se strategjia e opozitës me protesta për mendimin e tij është joefikase dhe për këtë opozita duhet të mendojë diçka tjetër.

Pjesë nga biseda në studio: 

Kristo: Për mua protesta edhe me një njeri ka vlerën e vet. 

Hila: Nuk u duk sikur kishte një rënie tempi dhe një lloj zhgënjimi si pasojë e 30 qershorit?

Kristo: Po zhgënjim sepse u premtua një betejë e fituar dhe beteja në fakt nuk u fitua, por u humb. Dhe njerëzit me të drejtë kërkojnë llogari. Na çove, erdhëm, bëmë çfarë deshe, tani pse s'na doli llogaria? 

Plus edhe vera, vapa ka efektin e saj. Puna është me këto protesta ku do shkohet? Pra cila është strategjia e opozitës? Sepse nëse është një strategji e tillë që një herë në javë, apo dy javë do të mblidhemi para kryeministrisë, do nxjerrim celularët, do bëjmë dritë dhe do kthehemi prap në shtëpi, kjo pastaj kthehet në të kundërtën e vet. Ne vend që të ndryshojë sistemi demokratik, zbeh forcën e protestës. Opozita duhet të ketë një riorganizim dhe nuk duhet t'i mbledhë njerëzit për inat dhe të bëjë një strategji tjetër, sepse kjo e protestave mua më duket joefikase. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...