Goxhaj: Protestat e opozitës ortek i kontrolluar, ato të studentëve frikësuan axhendën Soros

Shqipëria

Goxhaj: Protestat e opozitës ortek i kontrolluar, ato të studentëve frikësuan axhendën Soros

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 21:59
Altin Goxhaj

Avokati Altin Goxhaj i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora u shpreh se protestat e opozitës shqiptare janë një ortek i kontrolluar.

Altin Goxhaj: Unë dhe Armir Shkurti kemi pasur një tezën, që protestat e opozitës quhen ortek i kontrolluar. Të gjitha këto argumente i kemi dhënë para protestës së 16 shkurtit. Çfarë është orteku i kontrolluar? Orteku i kontrolluar është kur ti ke frikë se mund të ndodhë një ortek t'i marri çfarë të gjejë para dhe ti e sajon vetë atë shpërthimin që ai të shkojë në rrugën e duhur dhe të mos bëjë dëme. Pra kjo tenxhere me presion që ishte bërë gati, dhe të gjithë akumulimin që kishte komuniteti i pakënaqur me Shqipërinë dhe këtu përfshihen PD, LSI, por me shumë popull i shqetësuar për realitetin e tij që po ikte nga Shqipëria. Ky mllef i madh me studentët tregoi që mund të ndodhnin shumë gjëra. 

Më tej avokati Goxhaj iu rikthye protestave të studentëve. Sipas tij protestat e tyre trembën pushtetin, por me së shumti axhendën Soros për rrënimin e Shqipërisë.

Altin Goxhaj: Hapi i parë që ndodhi me studentët është që u frikësua pushteti. U tmerrua dhe vlera e studentëve ishte jo se do ndryshonin qeverinë, ishin budallenj ata që mendonin se do ndryshonin qeverinë sepse studentët janë të rinj dhe nuk kanë as nivel dhe as artikulim. Ata as e kishin në plan. 

Mane: Ça janë këto studentët nuk ndryshojnë qeverinë?

Goxhaj: Ti do më lësh të flas. Mos më bëj zhurmuesin.

Mane: Në dhjetor të '90 a ke qenë student? A ndryshove sistemin?

Goxhaj: Mos më bëj zhurmuesin. Të mbaroj unë dhe pastaj fol. Studentët bënë një akt të jashtëzakonshëm sa i hoqën frikën prindërve. Kaq ishte misioni i tyre. Siç i hoqi frikën prindërve, frikësoi qeverinë. Frikësoi më shumë atë që unë e quaj prej vitesh axhenda Soros për rrënimin, falimentimin dhe shpopullimin e Shqipërisë dhe preku pikat më nevralgjike të sistemit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat