Deputeti i PD shpërthen ndaj zv.ministrit të mbrojtjes, ja debati

Shqipëria

Deputeti i PD shpërthen ndaj zv.ministrit të mbrojtjes, ja debati

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 08:06
Lefter Maliqi

Deputeti i PD, Lefter Maliqi ka debatuar ashpër me zv/ministrin e Mbrojtjes mbrëmjen e sotme në Open.

Debati është ndezur pas pyetjes që moderatorja e emisionit i bëri Lefter Maliqit se, përse nuk dha dorëheqjen ashtu siç kishte premtuar nëse do të bëheshin zgjedhje më 30 qershor.

Kaq ka mjaftuar që Maliqi të shpërthejë në akuza ndaj mazhorancës e kryeministrit, duke iu drejtuar Petro Koçit, të cilit i kujtoi se është sot në qeveri vetëm falë koalicionit me LSI në 2013.

“Qepe ti dhe hiqi ato syze. Ti je në qeveri vetem falë Ilir Metës dhe pazarit të 2013”, iu drejtua Maliqi, Koçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat