Rruga që nuk mbaron, kilometrat e papërfunduara të Qukës-Qafë Plloçë

Shqipëria

Rruga që nuk mbaron, kilometrat e papërfunduara të Qukës-Qafë Plloçë

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 14:32
Foto

Projekti i ndërtimit të rrugës Qukës-Qafë Pllocë, pjesë e korridorit të 8 të rrugës Tiranë-Korçë konsiston në ndërtimin e 43.4 km segmenti rrugor, i cili do të shkurtojë distancën mes Korçës dhe Tiranës. Në ndodhemi në kilometrin e parë të kësaj rruge, sapo kalon Qafë Plloçën ku duket se punimet po ecin me ritme të ngadalta dhe dita kur ky projekt do të bëhet realitet është ende e largët.

I nisur 10 vite më parë, projekti strategjik do të duhet të ndikonte në zhvillimin ekonomik por edhe atë turistik të zonës, por në këtë kantier të pozicionuar në zonën e Proptishtit puna nuk vazhdon. Makineritë janë stacionuar dhe këtu gjithçkka ka ndalur.

Edhe pse u parashikua të përfundonte në qershor të vitit 2018, ka kaluar më shumë se një vit tashmë dhe në këtë rrugë nuk ka gjasa të përfundojnë punimet.

Dalja nga Qukësi në drejtim të Qafë Plloçës do të evitojë kalimin nga Prrenjasi dhe Pogradeci duke shkurtuar rrugën në drejtim të Korçes dhe Kapshticës. Jo vetëm kaq, por rruga pritej të ndikonte në përmirësimin e jetesës së dhjetëra fshatrave të kësaj zone, por në një dekadë, ajo ka sjellë vetëm probleme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat