Masakra e Srebrenicës, Meta: Drejtësi deri në fund për shkaktarët e gjenocidit të pamëshirshëm

Shqipëria

Masakra e Srebrenicës, Meta: Drejtësi deri në fund për shkaktarët e gjenocidit të pamëshirshëm

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 14:39
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar masakrën e Srebrenicës në 24-vjetorin e saj. Në një postim në Facebook, Meta tha se është koha të kërkohet drejtësi deri në fund për shkaktarët e këtij gjenocidi të pamëshirshëm.

“Sot në 24-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, më të madhes në zemër të Europës, është koha jo vetëm të lutemi për shpirtrat e viktimave dhe dhimbjen e patreguar që përjetuan popujt e rajonit tonë, por njëkohësisht të kërkojmë drejtësi deri në fund për shkaktarët e këtij gjenocidi të pamëshirshëm,”-shkroi Presidenti.

Ai shtoi se duhet të ruhet dhe forcohet bashkëjetesa etnike-fetare dhe kulturore, që të mos përsëriten tragjedi të tilla.

Ilir Meta: “Duhet të ndërgjegjësohemi e përgjegjësohemi që bashkëjetesën etnike-fetare dhe kulturore ta ruajmë e ta forcojmë, pa lejuar askënd të helmojë dhe të përçajë popujt dhe kombet tona, në mënyrë që tragjedi të tilla t’i përkasin vetëm të kaluarës së hidhur të historisë së rajonit tonë.”

Ndërsa shoqëroi postimin me një foto nga Sarajeva, duke shkruar: “Kjo foto e qytetit të bukur të Sarajevës, ku harmonizon natyrshëm objektet e besimeve të ndryshme fetare, të shërbejë për të ecur përpara drejt të ardhmes se përbashkët në Bashkimin Europian, duke evidentuar edhe trashëgiminë historike të bashkëjetesës mes kombeve dhe popujve të rajonit tonë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat