“Përplasja” për sinjalistikën detare, skafet dhe motorët e ujit në Sarandë mbeten në breg

Shqipëria

“Përplasja” për sinjalistikën detare, skafet dhe motorët e ujit në Sarandë mbeten në breg

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 15:10
Foto

Edhe pse jemi në mes të sezonit turistik, operatorët turistike që ofrojnë shëtitje me skafe dhe motorë uji nuk lejohen të dalin në det. Shkak është një përplasje për vendosjen e sinjalistikës kufizuese ku ata do të lëvizin në det. Bashkia e Sarandës ka lejuar ata që ta vendosin vete, por policia kufitare nuk e njeh.

Më 1 qershor këto skafe e motorë uji me dokumenta të rregullta në Sarandë duhet të kishin dalë në det në aktivitetin në funksion të turizmit.

Policia policia kufitare i ndalon në breg, për shkak të një përplasje për sinjalistikën detare.

"Bashkia thotë se i kam mbaruar, ne i kemi mbaruar vetë. Sinjalistikat i kemi vënë me shpenzimet tona."

Bashkia e cila në fund të mandatit të saj nuk po kryen ndërhyrjet e nevojshme në turizem nuk ka vendosur sinjalistikën detare duke ju'a kërkuar këtë skafistëve, çka ka sjellë edhe përplasjen me Policinë Kufitare Sarandë, duke  mos arritur në lëdhimin e lejeve të lundrimit të motorëve të ujit.

Por kur kaluar gati gjysma e sezonit, operatorët turistikë thonë se çdo ditë vonesë aty u krijon kosto, ndaj tashmë paralajmërojnë se do të ndjekin rrugën ligjore.

"Do të vazhdojmë dhe me avokat, jemi taksapagues. Na shkojnë dëm të gjitha taksat."

"Pagesën e kemi bërë që në fillim të qershorit."

Ndërsa një operator norvegjez thotë se zgjidhja është largimi nga Shqipëria.

Edhe vitin e shkuar, këto operatorët që ofrojnë udhëtime me skafe e motorë uji i morën lejet vetëm pasi denoncuan në RTV Ora problematikën me lejet për të lundruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat