Spahiu: Propozimi i qeverisë taksë, jo tarifë. Do rrëzohet nga Kushtetuesja

Shqipëria

Spahiu: Propozimi i qeverisë taksë, jo tarifë. Do rrëzohet nga Kushtetuesja

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 15:32
Përparim Spahiu

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu në një deklaratë për mediat denoncoi propozimin e qeverisë për rritjen e taksës mbi naftën, duke thënë se një gjë të tillë do ta rrëzojë Gjykata Kushtetuese, pasi të krijohet.

Spahiu: Paaftësia për të ulur evazionin fiskal, pamundësia e bizneseve për të paguar tatimet dhe taksat, administrata e korruptuar tatimore bën që qeveria të propozojë një rritje të re takse mbi naftën. Edhe pse qeveria e quan tarifë ajo është një taksë direkte, pasi qytetarëve nuk ju ofrohet asnjë shërbim shtesë, duke anashkaluar parlamentin si organi i vetëm që mund të ulë tatimet dhe taksat. Ashtu si ligji i tatimeve mbi dividentin projektligji i ministrisë së energjisë për rezervën e karburanteve do të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese.
Qeveria i thotë taksës tarifë sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese, që ta pengojë atë. Ndaj qytetarëve ju ka mbetur vetëm një gjë. Ta paguajnë atë si një grabitje të re çdo ditë nga xhepat e tyre. Edhe pse Shqipëria është vendi me çmimin më të lartë në rajon, qeveria gjen rrugën më të shkurtër atë të atë të taksimit direkt mbi tatimin për të rritur të ardhurat e munguara në buxhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat