OSBE kundër bllokimit të mediave online - Bota Sot
OSBE kundër bllokimit të mediave online

Shqipëria

OSBE kundër bllokimit të mediave online

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 19:53
OSBE

OSBE-ja vlerëson se ka përmirësime të dukshme në paketën anti-shpifje të paraqitur nga qeveria.

Në një analizë që i është bërë projektligjit, organizata thekson si të rëndësishme heqjen e dispozitave të mëparshme lidhur me regjistrimin dhe bllokimin e emrit të domenit. Gjithashtu vlerësohet përdorimi i standardeve

OSBE thekson se "është e nevojshme që legjislacioni i ardhshëm të respektojë standardet ndërkombëtare dhe angazhimet për lirinë e shprehjes dhe që të mos ndikojë negativisht në lirinë e medias në vend".

Gjithashtu OSBE mirëpret faktin që ndryshimet prekin vetëm legjislacionin e medias dhe jo atë të telekomunikacionit.

Një element tjetër pozitiv, sipas OSBE-së, është heqja e kompetencës Komitetit të Pajtueshmërisë për të përcaktuar respektimin moral, etik ose profesional si dhe heqjen nga kompetencat e AMA-s të bllokimit të medieve në rastet e "shkeljeve të dispozitave të ligjit”.

Përfaqësuesi i OSBE-së theksoi se "Autoriteti i Mediave Audiovizive nuk duhet të zëvendësojë gjyqësorin e pavarur apo mekanizmat vetërregullues për çështjet e lirisë së shprehjes", duke shtuar se kjo vlen edhe për bllokimin për përmbajtjen, gjobat për shkelje të ligjit dhe modalitetet e së drejtës për t'u përgjigjur.

Po ashtu përfaqësuesi i OSBE-së vuri në dukje se kompetencat e AMA lidhur me "bllokimin e përkohshëm apo kufizimin e aksesit në internet" mund të zbatohen vetëm në tre raste të qarta të përcaktuara në ligj: pornografia e fëmijëve; inkurajimi i akteve terroriste; dhe shkeljet e sigurisë kombëtare dhe kur masat e tilla konsiderohen si të nevojshme dhe proporcionale, duke marrë parasysh ekzistencën e një rreziku të afërt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...