Ish-ministri: Përse një pakt Rama-Basha do të ishte “fatkeqësi politike”

Shqipëria

Ish-ministri: Përse një pakt Rama-Basha do të ishte “fatkeqësi politike”

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 23:54
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo thotë se vonesa e zgjidhjes së krizës po ushqen fatkeqësisht idenë e vjetër se ne nuk mundemi të qeverisemi.

I pyetur nëse duhet të ketë një takim Rama-Basha ai tha se nëse ndodh, kjo do të jetë fatkeqësia e radhës politike.

“Nëse ndodh do jetë fatkeqësia politike e radhës.

Vitet kanë treguar se kur ndodhin takime të tilla që vendosin dy njerëz për fatet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe kur nuk ka transparencë, atëherë dihet se do riciklohet një krizë në të ardhmen”, deklaroi Milo në një intervistë në Top Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat