A e dini sa qumësht konsumohet në Shqipëri gjatë një viti

Shqipëria

A e dini sa qumësht konsumohet në Shqipëri gjatë një viti

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Qytetarët shqiptarë kanë konsumuar 14 mijë ton qumësht gjatë vitit që lamë pas, në rritje prej 7.26 për qind në krahasim me 2017-ë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2018, sasia e qumështit të grumbulluar është rreth 139 mijë ton, duke shënuar rritje me 5,87 %, krahasuar me vitin 2017.

Gjatë kësaj periudhe, sasia e qumështit të lopës të grumbulluar është rreth 120 mijë ton, duke shënuar një rritje me 10,0 %. Ndërsa nga ana tjetër, në vitin 2018, sasia e grumbulluar e qumështit të deles është rreth 12 mijë ton, duke shënuar një rënie me 10,52 %, krahasuar me një vit më parë.

Sasia e grumbulluar e qumështit nga dhitë është rreth 6 mijë ton, duke shënuar një rënie me 22,95 %, krahasuar me vitin 2017. Sa i përket nënprodukteve të qumështit, sasia e prodhuar e djathit pësoi një rënie me 0,9 %, krahasuar me një vit më parë, ndërsa sasia e prodhuar e gjalpit shënoi një rritje me 3,22 %.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat