Frontex dhe Europol në Shqipëri, Lleshaj: Nuk është shenjë mosbesimi, por integrimi

Shqipëria

Frontex dhe Europol në Shqipëri, Lleshaj: Nuk është shenjë mosbesimi, por integrimi

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 13:57
Sandër Lleshaj

Prania e Frontex dhe Europol në Shqipëri për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj nuk është shenjë mosbesimi ndaj autoriteteve tona, por sipas tij një tregues se defakto policia shqiptare është integruar në institucionet e BE.

Lleshaj: Skeptikët nuk lodhen kurrë së dyshuari dhe shprehur negativisht edhe atëherë kur duhet të shprehen pozitivisht. Kam ndjekur me keqardhje njoftime që e përkthejnë ardhjen e  agjencive europiane në Shqipëri si shenjë dyshimi ndaj Shqipërisë ndërkohë që është shpallur botërisht nga BE dhe nga ne që ardhja e tyre në Shqipëri është shenjë besimi dhe e një hapi të rëndësishëm integrimi të Shqipërisë drejt strukturave të BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat