Mungon siguria në plazhe, bashkia e Lezhës u lë afat deri të mërkurën operatorëve - Bota Sot
Mungon siguria në plazhe, bashkia e Lezhës u lë afat deri të mërkurën operatorëve

Shqipëria

Mungon siguria në plazhe, bashkia e Lezhës u lë afat deri të mërkurën operatorëve

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 12:52
Lezhë

Edhe pse jemi në mes të sezonit turistik, në plazhet e Lezhës ka ende subjekte që nuk po zbatojnë ligjin për ngritjen e kullave dhe vrojtuesit e licensuar. Problematika e ngritur nga RTV Ora që në nisje të sezonit, u konfirmua nga drejtori i Policisë së Lezhës, i cili i kërkoi bashkisë të marrë masa. Njësia vendore nga ana e saj paralajmëron prishjen e kontratave me subjektet që nuk kanë marrë masa për sigurinë e pushuesve.

Siguria mbetet problematikë pa zgjidhje në plazhet e Shëngjinit dhe Tales në Lezhë.

Shqetësimi është ngritur që në nisje të plazhit nga pushuesit, por kur jemi gati në mes të sezonit turistik, drejtori i Policisë Ferdinand Mara, pohon se ende ka subjekte që nuk i plotësojnë kushtet e sigurisë.

Ferdinand Mara: Jo të gjitha subjektet që kanë një plazh të caktuar kanë plotësuar kushtet sipas vendimit të Këshillit të Ministrave apo dhe urdhrave të tjerë mbi rrethimin e detit me bova, vendosjen e kullave dhe personave të trajnuar të sigurisë apo dhe masa të tjera që duhet të jenë gjatë sezonit turistik.

Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Enver Hafizi, ka paralajmeruar sanksione ndaj subjekteve që nuk kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në kontratën që kanë lidhur me bashkinë.

Enver Hafizi: Jemi në diskutim me operatorët me vendos sanksione nëse ata nuk i vendosin brenda ditës së mërkurë kullat e vrojtimit dhe personat që merren me atë punë.

Dy persona kanë humbur jetën në plazhet e Lezhës këtë sezon veror për arsye që lidhen edhe me mosrespektimin e ligjit për sigurinë e pushuesve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...