Kocaqi: Nëse integrimi i Shqipërisë kalon përmes Athinës, nuk hyjmë në BE

Shqipëria

Kocaqi: Nëse integrimi i Shqipërisë kalon përmes Athinës, nuk hyjmë në BE

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 21:17
Elena Kocaqi

Historiania Elena Kocaqi tha se nëse integrimi i Shqipërisë kalon përmes Athinës, vendi ynë nuk ka për të hyrë në BE. E ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Kocaqi tha se Shqipëria duhet të jetë një shtet me personalitet dhe ti tregojë vendin Greqisë.

Elena Kocaqi: Deklaratat e tyre në fakt janë kërcënuese ndaj Shqipërisë. Për mendimin tim, Shqipëria duhet të përdorë reciprocitetin me Greqinë. Nëse në një marrëdhënie dypalëshe nuk ka respekt të dyanshëm, dmth nëse Greqia kërkon edhe Shqipëria ka kërkesat e veta. Greqia nuk ka limit, dmth është vend që ndaj Shqipërisë kërkesat e Greqisë janë pa limit. Nëse ti do t'i japësh një gjë, Greqia do kërkojë, një tjetër, një tjetër derisa të dalë në Tropojë. Kështu që në këtë aspekt ata nuk kanë limit në këtë  vështrim, prandaj Shqipëria duhet të jetë një shtet me personalitet dhe këtë bën pushteti. Duhet ti tregojë vendin Greqisë. Nëse integrimi i Shqipërisë kalon përmes Athinës, Shqipëria nuk ka për të hyrë ndonjëherë në BE. Madje dhe nëse është një kusht i tillë nuk duhet ta konsiderojë fare, duhet ta injorojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat