Basha riorganizon partinë, emrat e 24 koordinatorëve që do të ndjekin procesin - Bota Sot
Basha riorganizon partinë, emrat e 24 koordinatorëve që do të ndjekin procesin

Shqipëria

Basha riorganizon partinë, emrat e 24 koordinatorëve që do të ndjekin procesin

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 21:55
Lulzim Basha

Lulzim Basha kërkon që Partia Demokratike të përfundojë në mënyrë kapilare organizimin e strukturave të saj në të gjithë Shqipërinë. Nëpërmjet një urdhri të marrë së fundmi, Basha kërkon që deri në datën 20 korrik degët duhet të bëjnë kalendarin e punës për deri në 31 gusht, që është afati maksimal për kryerjen detyrave dhe monitorimin e tyre nga grupi i punës.

Një grup i posaçëm pune do të monitorojë përmbushjen e disa detyrave organizative nga strukturat lokale. Këto detyra nuk janë trajtuar si prioritare për shkak të angazhimit intensiv me protestat, por tani Basha kërkon që situata do të ndryshojë.

Ky grup pune përbëhet nga 24 koordinatorë që mbulojnë 70 degët e Partisë Demokratike. Koordinatori ka për detyrë të ndjekë të gjithë procesin e përmbushjes së detyrave dhe përgjigjet për veprimtarinë e tij përpara Kryetarit të Partisë.

Midis koordinatorëve janë përzgjedhur Gazment Bardhi dhe Ahmet Prençi për në degën e Shkodrës, Flamur Noka në Elbasan, Sahit Dollapi dhe Endri Hasa në Korçë, Enkelejd Alibeaj në Dibër, etj.

Për të qenë sa më efektiv, ky grup ka në përbërje individë që nuk kanë konflikt interesi me degët, pra, nuk janë deputetë aty, apo nuk kanë qenë të deleguar në nivel qarku për organizimin e partisë dhe më pas të protestave.

Basha ka kërkuar të afrohen personat me kontribute historike në parti, duke e kombinuar me afrimin e grave dhe të rinjve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...