Ç’ndodh sot në bregdetin shqiptar! Mushkonja, kullat e vrojtimit pa roje, çmimet e kripura

Shqipëria

Ç’ndodh sot në bregdetin shqiptar! Mushkonja, kullat e vrojtimit pa roje, çmimet e kripura

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 23:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Fax News ka kryer sot një vëzhgim në disa plazhe të vendit, ku janë evidentuar një sërë ploblematikash me të cilat përballen pushuesit.

Në të gjitha plazhet nga Ksamili në Vlorë, Seman apo Shëngjin mungesa e rojeve të plazhit rrezikon ndjeshëm jetën e pushuesve, ku vetëm në Vlorë për rreth një muaj janë shënuar 3 viktima.

Nga ana tjetër mushkonjat janë kthyer në një fenomen shqetësues për pushuesit, për shkak se këtë vit nuk është kryer procesi i disinfektimit, duke bërë që shumë qytetarë ti drejtohen edhe spitaleve si pasojë e pickimit nga ana e mushkonjave.

E sa më shumë në jug të zbresësh, aq më shumë rritje pësojnë çmimet, ku në Ksamil do të të duhet të paguash 10 mijë lekë të vjetra vetëm për shezlongun, pa llogaritur dhe faturat e kripura në bare dhe restorante.

Po ashtu një tjetër pikë që nuk respektohet është ajo e 20% të plazheve publike, ku në Himarë dhe në Lukove, kjo hapësirë është pushtuar nga subjektet private. Jo pak herë kjo ka shkaktuar irritim në radhët e qytetarëve, të cilët e kanë të pamundur që të përballojnë çmimet në plazhet private.

Nga ana tjetër mungesa e higjenës, dhe derdhja në det e ujërave të zeza, vijon të jetë një problem serioz për pushuesit, për të cilët po bëhet gjithnjë dhe më e pamundur ekonomikisht dyjavëshi i pushimeve.

Vetë bizneset shprehen se numri i turistëve këtë vit është në ulje, krahasuar me një vit më parë, pavarësisht se pretendojnë se niveli i çmimeve është i njëjtë me atë të një viti më përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat